GazetaMax
Lajme

Miloshoski i reagon Ambasadës së Kinës

Në lidhje me reagimin e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, do të dëshiroja me respekt të theksoj disa pika:

Së pari, politika zyrtare e Maqedonisë ndaj RPK-së mbetet e pandryshuar, duke respektuar parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të një Republike të vetme Popullore të Kinës. Jam i bindur se projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat do të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë, nga të cilat të dyja shtetet, si partnerë të barabartë, do të kenë përfitime të ndërsjella.

Së dyti, përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë legjitimitet dhe të drejtë të zhvillojnë takime me çdo individ apo delegacion mirëdashës, duke u udhëhequr nga fryma e shkëmbimit të hapur të mendimeve për tema relevante ndërkombëtare. Takimi me përfaqësuesit e Zyrës së Taipeit Zyrtar në Romë u realizua si një takim i sjellshëm kurtuazie, pa asnjë karakter diplomatik dhe pa asnjë qëllim për të rishikuar marrëdhëniet ose politikën zyrtare të Maqedonisë ndaj RPK-së. Përkundrazi, takimi u mbajt në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tyre ndaj Klinikës Universitare të Pediatrisë dhe si mundësi për dialog paqësor dhe informues. Në takim morën pjesë deputetët Rashela Mizrahi, Fatmir Bitiki dhe unë, Antonijo Miloshoski.

Dhe në fund, mendimet dhe qëndrimet e ndryshme janë një dukuri normale dhe e pritshme në çdo shoqëri demokratike. Besoj se edhe përfaqësuesit e RPK-së do ta kuptojnë këtë takim si një mundësi për informim më të madh dhe për një kuptim më të mirë të temave që tërheqin vëmendjen e opinionit të gjerë diplomatik ndërkombëtar.

Me respekt,
Antonijo Miloshoski