GazetaMax
Lajme

Arrestohet Nichi pas kontrollit në automjetin e tij nga Njësia Speciale

Reperi i njohur Nichi ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e sotme.

Burime për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur në kryeqytet. Reperi është ndaluar fillimisht për një kontroll nga Njësia Speciale teksa po qarkullonte me veturën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar, efektivët kanë gjetur një armë pa leje, fakt që ka bërë që Nichi të shoqërohet menjëherë drejt stacionit policor për procedura të mëtejshme ligjore.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas tensioneve të raportuar nga menaxheri i tij, Bini Nebihu. Ky i fundit deklaroi se i ishte zënë pritë nga reperi Don Xhoni, vëllai i tij dhe rrethi i tyre, incident gjatë të cilit, sipas tij, i është demoluar vetura ndërsa ndodhej në shoqërinë e familjes.

Mbetet për t’u parë se si do të procedohet me rastin e reperit në orët në vijim.