Bullgaria sot është bërë zyrtarisht pjesë e Eurozonës. Me këtë hap, leva bullgare është zëvendësuar nga euroja.
Leva bullgare, e cila ishte në përdorim që nga viti 1881, nga sot nuk është më monedhë zyrtare e vendit.
Guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë, Dimitar Radev, tha se euroja nuk është vetëm monedhë, por edhe simbol i përkatësisë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kalimi në euro do të lehtësojë pagesat, udhëtimet dhe do të hapë mundësi të reja për bizneset.
Për një muaj, në Bullgari do të qarkullojnë paralelisht leva dhe euroja. Nga 1 shkurti, euroja do të jetë monedha e vetme zyrtare.

