GazetaMax
Lajme

Moti i keq, përplasen 10 automjete në ‘Rrugën e Kombit’, mes tyre edhe një ambulancë

Ngricat dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar disa aksidente rrugore në Rrugën e Kombit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve paraprake, në këto aksidente janë përfshirë gjithsej rreth 10 automjete, mes tyre edhe një ambulancë. Përplasjet kanë ndodhur në segmente të ndryshme të rrugës, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Fatmirësisht, nga aksidentet raportohet vetëm për dëme materiale dhe lëndime të lehta, ndërsa nuk ka informacion për persona në rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe menaxhimin e situatës.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe, paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.