Ish-politikani Nenad Canak ka folur mbrëmjen e së shtunës në Balkan Talks me moderatorin Franko Egro në Euronews Albania, lidhur me raportin mes Putinit dhe Vuçiçit. Sipas tij, Putin ka përgatitur një aneksim të Vuçiçit, duke e lidhur me situatën e sanksioneve të NISI-t.
“Tani për tani kemi një lloj konfuzioni në politikën në Serbi, ku gjatë këtyre javëve të fundit asgjë nuk ka ndodhur haptazi dhe çdo gjë u mbulua me të gjitha këto kremtime të ndryshme që ne patëm në Serbi dhe regjimi e ka përdorur këtë për të zhvilluar një diplomaci sekrete se çfarë do të bëjë më NISIN-n me kompaninë e naftës. Sepse nëse NISI nuk fuksionin Serbia do të vuaj nga një krizë energjitike dhe sanksionet e ndaj NISIT sepse ajo është pronë e Rusisë dhe regjimi në Sebi duhet të bëjë diçka ose ta kalojë atë në pronësi shtetërore ose ta blejnë atë gjë që rusët nuk dëshirojnë të shesin, kanë pjesën e shumicës së aksioneve të NISIT. Nëse ata duan të shmagin një krizë që është duke ardhur për shkak të mungesës së lëndëve diegëse dhe ky është problemi më urgjent si se ata duhet të sillen tani.”-tha Nenad Canak.

