GazetaMax
Lajme

U godit nga mushka, vogëlushi Alion transportohet me helikopter drejt Tiranës! Rruga e fshatit Bashaj e bllokuar prej ditësh

Pak ditë më parë, vogëlushi Alion, banor i fshatit Bashaj (bashkia Selenicë), ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga një mushkë në fshat. Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës.

Alioni po mjekohej prej disa ditësh në fshatin Bashaj, por gjendja e tij nuk ka shënuar përmirësim, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen mjekësore më të specializuar.

Situata është rënduar edhe për shkak se rruga e fshatit Bashaj ka qenë e bllokuar prej ditësh, çka ka bërë të pamundur transportin e tij drejt Tiranës.

Për këtë arsye, është kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura për transportimin e tij me helikopter.

Ditën e sotme ka nisur transportimi i Alionit me helikopter drejt Tiranës, ku do të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.