GazetaMax
Lajme

Konjufca: Të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të marrin dënimin e merituar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputetë të Kuvendit, bënë homazhe dhe vendosën lule pranë lapidarit të të rënëve në fshatin Lybeniq të Pejës, në 23-vjetorin e masakrës në këtë fshat, të kryer nga forcat pushtuese serbe.
Kryetari Konjufca me këtë rast tha se Lybeniqi vetëm në luftën e fundit ka përjetuar tri masakra, dhe të tjera gjatë historisë, por gjithnjë ka qëndruar dhe ka dalë më i fortë.
Ai tha se kjo ditë është ditë dhimbjeje, por edhe krenarie për Lybeniqin dhe Kosovën.
“Është ditë dhimbjeje, sepse janë vëllezërit dhe motrat tona, e ditë krenarie sepse gjaku i tyre për liri ka bërë që ta gëzojmë shtetin, ta gëzojmë pavarësinë, shtetësinë e Republikës së Kosovës”, tha kryetari Konjufca.
Në përvjetorin e masakrës së Lybeniqit u tha se të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, dhe paramilitare serbe, rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit Lybeniq të Pejës, ku vranë mbi 80 civilë, disa prej të cilëve edhe i dogjën.

Related posts

Stejt Departmenti: Vetëm BE-ja mund të vendosë nëse Tirana e Shkupi ndajnë rrugët

Gazeta Max

6 alpinistë vdiqën në katër vjet, kryesisht në malin Sharr

Gazeta Max

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka njoftuar se Kosova është vendosur që të udhëheq në dy komisione në forumin politik Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Dumoshi bëri të ditur se është zgjedhur unanimisht kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim. “Jam e nderuar që unanimisht u zgjodha Kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim”, ka thënë Dumoshi. Tutje, ajo ka shtuar se një delegacion nga Kuvendi i Kosovës është duke qëndruar në Budva të Malit të Zi, në kuadër të SCEEP. SCEEP synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit./Arbresh.info/

Gazeta Max