AC Milan, po shikon yllin francez Amine Gouiri për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic. Suedezi mund të largohet në fund të sezonit.
AC Milan është shumë pranë kompletimit të nënshkrimit të sulmuesit të Liverpool-it, Divock Origi, si një transferim i lirë.
Origi do të bëhet sulmuesi i dytë radhazi që i bashkohet kuqezinjve nga Premier League. Megjithatë, Origi mund të mos jetë i vetmi qendërsulmues që do të arrijë këtë verë, përcjell ORAinfo.
Kontrata e Zlatan Ibrahimovic skadon në fund të sezonit dhe palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje të re. Shanset që Ibrahimovic të vazhdojë të luajë edhe një vit në San Siro janë të mëdha.
Sidoqoftë, AC Milan tashmë po shikon përreth nëse të dy vendosin të ndahen. Amine Gouiri është në radarin e AC Milan si zëvendësues i mundshëm për Ibrahimovic.
Sipas raportimeve nga Franca, Gouiri ka tërhequr vëmendjen e Milanit me paraqitjet e tij të shkëlqyera në dy vitet e fundit. Ai shënoi 16 gola dhe 8 asistime vitin e kaluar në Ligue 1.Amine Gouiri po prodhon shifra të ngjashme këtë sezon duke gjetur rrjetën në 12 raste dhe duke dhënë 8 asistime në 33 paraqitje deri më tani.
Footmercato raporton se AC Milan po lufton me Borussia Dortmundin për shërbimet e qendërsulmuesit 22-vjeçar të Nice. Kontrata e Amine Gouirit me Nice skadon për dy sezone dhe sulmuesi i ri pritet të ndryshojë klub këtë verë. Kuqezinjtë po i kushtojnë vëmendje të veçantë lojtarëve të Ligue 1 së fundmi./ORAinfo/