GazetaMax
Sport

“Tonali nuk është lojtar i mprehtë”

Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali ka qenë një nga lojtarët më të mirë në Itali, por Brambati nuk sheh asgjë të veçantë tek ai.
Sandro Tonali arriti të ringjallë karrierën e tij në AC Milan pas një fillimi shumë të vështirë në San Siro.Yllit 21-vjeçar italian i duhej kohë për t’u përshtatur, por përfundimisht u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Stefano Piolit, duke marrë drejtimin e mesfushës, përcjell ORAinfo.

Ish ylli i Brescias është vendosur si një nga lojtarët më të mirë në Serinë A dhe ka marrë mbështetje për të luajtur një rol më të rëndësishëm me kombëtaren italiane. Megjithatë, ka ende skeptikë që dyshojnë në potencialin e tij.
Ish-mbrojtësi, tani agjent i futbollit, Massimo Brambati nuk është aspak i impresionuar nga paraqitjet e Sandro Tonalit me AC Milan.
Në një intervistë me Tuttomercatoweb, Brambati e etiketon Sandron si “jo të veçantë”.
“Ai nuk është një lojtar që do ta vendosja në mesfushën time ideale. Por ky është vlerësimi im i thjeshtë, sepse nuk e shoh atë si një lojtar të mprehtë. Ai është një lojtar i mirë në gjithçka, por nuk shquhet për asgjë. Unë e shoh mesfushorin me një sy tjetër, por ndoshta gabimi është i imi”, ka thënë ai.
Komente befasuese duke marrë parasysh atë që ka bërë Tonali këtë sezon. 21-vjeçari luan me qetësinë e një lojtari veteran, duke rikuperuar shumë topa dhe duke e shtyrë skuadrën përpara. Sandro ka bërë 36 paraqitje në të gjitha garat deri më tani duke performuar gjithmonë në nivele të larta. /ORAinfo/

Related posts

Liverpool i vihet pas yllit të futbollit

Gazetamax.mk

Romano: Tuchel refuzon mundësinë ta transferojë Ronaldon

Gazetamax.mk

Analiza e “Abissnet Superiore” / Statistikat, ja ekipet që godasin më shumë brenda zonës

Gazetamax.mk