GazetaMax
Kuriozitete

PSG suprizon Mbappen

Mbappes i ofrohet shiriti i kapitenit te PSG.
Paris Saint Germain i kanë ofruar Kylian Mbappes shiritin e kapitenit të ekipit, vetëm për ta bindur që të qëndrojë edhe më tej në ‘Parc des Princes’.
Kylian Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në qershor të këij viti dhe bisedimet për rinovim kanë ngecur që nga gushti i vitit të kaluar.
E ardhmja e Mbappes duket të jetë shumë larg Parisit, sipas të gjitha spekulimeve, ai do të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin e ardhshëm.
Ekipi francez nuk duan që 23 vjeçari të largohet, andaj kanë provuar edhe një mundësi për ta bindur lojtarin të qëndrojë.
Sipas ‘L`Equipe’, Paris Saint Germain, i kanë ofruar Mbappes shiritin e kapitenit, për t`i treguar atij rëndësinë që ka francezi në ekip, përcjell lajmi.
Aktualisht kapiten i ekipit francez, është braziliani Marquinhos.
Mbetet të shihet në fund të sezonit, se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit nga Franca.

Related posts

Guardiola: Lojtarët po vuajnë, s’janë mësuar…

Gazeta Max

Nesër ndeshja e parë e Botërorit

Gazeta Max

Hazard: Nuk ka dyshim, Benzema e meriton Topin e Artë

Gazeta Max