GazetaMax
Sport

Arrestohet personi që dyshohet se e sulmoi portierin e Ballkanit

Dhuna në futbollin kosovar vazhdon të jetë e pranishme.
Një ngjarje e shëmtuar ndodhi sot në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Gjithçka shkoi mirë deri në minutën 90+5, kur portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe pastaj ky derbi mori hijeshi të keqe.
Tifozët e Gjilanit shpërthyen pas golit të barazimit. Përveç festës, ata u futen edhe në fushën e lojës dhe sulmuan brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.
Nga pamjet e publikuara, u pa se disa prej tifozëve e kapen nga fyti Frashërin dhe e shqelmuan direkt në kokë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Gazetën Express ka konfirmuar se tashmë është arrestuar njëri prej personave që ka qenë i involvuar në këtë incident, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.
Hashani gjithashtu tha se Policia është duke punua intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.

Related posts

“Leo është Leo, ai është më i miri, por rikthimi i tij në Barcelonë nuk është pjesë e planeve tona”

Gazetamax.mk

Guardiola heziton ta paguajë këtë shumë për Haaland

Gazetamax.mk

Mourinho po e transferon ylllin e Interit

Gazetamax.mk