GazetaMax
Lifestyle

Zbulohet pse Bora Zemani mungoi në “Për’puthen Prime” në episodin kur ishte e ftuar Monika

Pse Bora Zemani mungoi në “Për’puthen Prime” në episodin kur ishte e ftuar Monika?
Javën e kaluar, Monika Lubonja ishte e ftuar në “Për’puthen Prime” si opinioniste.
Po në atë “Prime” mungoi moderatorja e programit, Bora Zemani, shkruan lajmi.net.
Edhe pse u bë e ditur që arsyeja e mungesës së saj kishte të bëjë me shkaqe shëndetësore, kjo nuk i mjaftoi një pjesë të fansave që nisën të dyshojnë.
Plot dyshuan se mungesa e Borës në program lidhet me afërsinë miqësore të Monikës me Donaldin gjatë “Big Brother VIP”.
Megjithatë, s’bëhet fjalë për këtë gjë në asnjë mënyrë.
E pyetur nga ndjekësit në ‘Instagram’, Monika e precizoi se mungesa e Borës ishte për shkak se ajo u sëmur.
Prezantuesja e njohur që u zëvendësua nga Elona Duro u helmua nga ushqimet.

Ndërkohë, në bisedën e saj me ndjekësit, Monika zbuloi se mban kontakte me Triksën, nuk e ka takuar ende Donaldin dhe është në përgatitje e sipër të një formati televiziv.

Related posts

Bëjeni jetën tuaj më të lehtë! Tri metoda të thjeshta për t’i lehtësuar alergjitë e pranverës

Gazetamax.mk

Benefitet nga çokollata e zezë për shëndetin

Gazetamax.mk

Serial i vlerësuar nga kritika, Poker Face, shfaqet nga 15 shtatori ekskluzivisht në SkyShowtime

Gazetamax.mk