GazetaMax
Sport

Benzema vjen me deklaratë bombastike, zbulon cilën fanellë do ta vesh Mbappe

Karim Benzema: Mbappe do të jetë ylli i tretë në sulmin e Realit, me të do ta shënonim dyfishin ose trefishin e golave
Sa vjen e afrohet vera, gjithnjë e më shumë po flitet se Kylian Mbappe do të transferohet në Real Madrid.
E bashkëkombësin e tij do ta presë krahëhapur sulmuesi i madrilenëve, Karim Benzema.
34 vjeçari mendon se sulmuesi i Paris Saint-Germainit do ta përforconte tej mase sulmin e “Los Blancos” nëse transferohet gjatë verës që vjen në “Santiago Bernabeu”.
Me Vinicius dhe Mbappen, Benzema mendon se do ta formonte një treshe të frikshme të sulmit të “Mbretërve”.

“Kylian Mbappe mund të jetë ylli i tretë me Vinicius dhe mua në sulm? Po, e them këtë shumë herë. Me Mbappe, ne do të bëheshim më të mirë sepse e dimë se çka mund të bëjë ai në fushë. Është perfekt”, deklaroi ish-sulmuesi i Lyonit për mediumin francez “L’Equipe”.
“Mua më pëlqen të luaj me Mbappen në ekipin kombëtar dhe do të doja të luaj me të edhe në klub, sigurisht. Mendoj se do ta shënonim dyfishin e golave, ose ndoshta trefishin së bashku”, vazhdoi ai.
Benzema ka qenë lojtari kryesor në Madrid në sezonet e fundit.
Ndërsa, dalëngadalë, ai mund t’ia lëshojë stafetën Mbappes, i cili e ka ëndërr transferimin në Real Madrid.

Related posts

Punë e kryer, ja ku po transferohet Romagnoli

Gazetamax.mk

Inzaghi: Fitorja ndaj Barcelonës është vetëm fillimi për Inter

Gazetamax.mk

Ku do të jetë e ardhmja e Dybalas?

Gazetamax.mk