Barcelona ia ka bërë të qartë sulmuesit të saj anësor, Ousumane Dembele, se ai bën pjesë në planet e klubit, por “Blaugranët” nuk mund t’i japin pagë më të lartë sesa ekipet që dëshirojnë shërbimet e lojtarit.
Dembeles kontrata i skadon në qershor të këtij viti, me ç’rast, nëse nuk renovon, francezi do të largohet me parametra zero, shkruan lajmi.
Sipas medieve spanjolle, bisedimet në mes të palëve janë duke vazhduar ende, me Barcelonën që do ta kërkojë mirëkuptimin e lojtarit për shkak të situatës financiare të klubit aktualisht.
Dembele duket se e ka rigjetur formën e tij, pas shumë lëndimeve të marrë gjatë viteve të kaluara.
Gjatë këtij sezoni me Barcelonën lojtari ka realizuar një gol dhe 10 asiste.