GazetaMax
Sport

Villarreal me fitore minimale ndaj Bayernit

Villarreali fiton me një gol epërsi ndaj Bayernit, gjysmëfinalisti vendoset në Allianz Arena.
Villarreali ka dalë fitues në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munichut duke triumfuar me rezultat 1-0.
Në takimin e zhvilluar në Estadio de la Ceramica, nëndetësja e Verdhë ia doli që të shënonte përballë gjigantit bavarez në fraksionin e parë të lojës.
Kur po zhvillohej minuta e tetë e takimit kur pas një angazhimi ekipor, Arnaut Danjuma e priti një pasim shumë të mirë nga Dani Parejo, të cilin e konvertoi në gol.
Në mbyllje të pjesës së parë, Francis Coquelin e futi sërish topin në rrjetë, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.
Në pjesën e dytë, Gerard Moreno vendosi të godasë nga largësia, por topi u përplas në shtyllë. I njëjti futbollist e provoi fatin nga distanca pas një daljeje të Manuel Neuer, por topi shkoi jashtë.
Epërsia prej një goli lë gjithçka të hapur, ashtu që në Allianz Arena do të vendoset nëse Villarreali apo Bayern Munichu do të vazhdojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Related posts

Goretzka sulmon Lewandowskin: Me ne arrinte gjithmonë në të tetat

Gazetamax.mk

I bëhet padrejtësi në përfaqësimin e vendit në garat në Pragë, Halimi: Para dy jave fitova për kualifikim në Kampionatin Europian

Gazetamax.mk

Edhe Man Utd interesohet për Bellingham – lojtari do të jetë prioritet i verës

Gazetamax.mk