GazetaMax
Sport

Presidenti i Realit e çon në qiell Benzeman: Është sulmuesi më i mirë në botë

Perez e çon në qiell Benzeman: Është sulmuesi më i mirë në botë.
Florentino Perez e ka shijuar çdo minutë të lojës së mbrëmshme.
Presidenti i Real Madridit ndihet i lumtur me fitoren e madhe që ekipi e regjistroi në Londër, ku e mposhti Chelsean me rezultat 3:1.
E protagonist i lojës ishte Karim Benzema me tre gola të realizuar, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë arsye, presidenti i klubit ka dhënë fjalë të mëdha për sulmuesin francez.
“Benzema ëshë sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Peres për ‘Sky Sport”, i cili ndërkohë e lavdëroi edhe paraqitjen e ekipit në përgjithësi.
Reali e bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Championsit.
Në ndeshjen që do ta zhvillojë në shtëpi javën tjetër do të mundohet ta ruajë kapitalin e krijuar në “Stamford Bridge”.

Related posts

Jorginho dëshiron të vazhdojë me Chelsean

Gazetamax.mk

Pioli po e bën këtë veprim ndaj lojtarëve të Milan që po sjell rezultat në fushë!

Gazetamax.mk

Mourinho përmbush misionin e tij, transferin lojtarin që e deshi shumë

Gazetamax.mk