GazetaMax
Adrenaline

Barcelona po e sakrifkon lojtarin e madh për Lewandowskin

Barcelona ka gati ofertën lojtar plus para për Lewandowskin.
Klubi katalunas, Barcelona po mendon të ofrojë mbrojtësin Sergino Dest për të nënshkruar me sulmuesin Robert Lewandowski nga Bayern Munichu.
Barcelona ka kohë që po përgatit nënshkrimin e Lewandowskit.
Në klubin nga Camp Nou e kanë të qartë se duhet të sillet një yll për projektin e ardhshëm sportiv dhe polaku është një mundësi e mirë në treg duke pasur parasysh vështirësinë e sjelljes së Erling Haaland dhe Mohamed Salah.
Te Barça po presin vendimin përfundimtar të Lewandowskit për të nisur ofensivën e tyre përfundimtare dhe çmimi i vendosur nga Bayern do të jetë kyç në rast se nuk ka marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Transferimi do të jetë i lartë pavarësisht se i ka mbetur vetëm edhe një vit nga kontrata e tij, por Barça do të donte të ulte çmimin duke përfshirë një futbollist në operacion.
Sipas gazetës Sport, i zgjedhuri për ta përfshirë në ofertë do të ishte amerikani Sergino Dest, një lojtar shumë i vlerësuar në Mynih dhe të cilin ata tashmë e donin verën e kaluar.
Muaji prill do të jetë kyç për përcaktimin e objektivave të Barçës. Pasi të zyrtarizohet e ardhmja e tij e Haalandit, dhe në rast se ai nuk pranon transferimin në Camp Nou, Barça do të aktivizojë opsionin Lewandowski.
Tani për tani, sulmuesi polak ka dhënë shenja pozitive për të nënshkruar, por është gjithashtu e vërtetë se Bayern po bën presion të madh me një ofertë të re për të vazhduar kontratën dhe gjithçka mund të ndodhë.
Nëse Lewandowski jep ‘OK’-in përfundimtar, Bayerni nuk do të ketë pothuajse asnjë zgjidhje tjetër veçse ta lirojë atë këtë verë, pasi nuk do të donte largimin e tij si lojtar i lirë në vitin 2023.

Related posts

Asllani i gatshëm për ta zëvendësuar Brozovic: Jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit

Gazetamax.mk

Tetovarja Erjona Emini, medalistja e vetme nga Maqedonia e Veriut në Kampionatin Ballkanik të karatesë

Gazetamax.mk

Goditje për Argjentinën, humb mesfushorin para Botërorit në Katar

Gazetamax.mk