GazetaMax
Ballina

Kreu i komunës Qendër, Gerasimovski takon ambasadoren e Ukrainës

Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski sot ka pritur në takim ambasadoren e Ukrainës në vend, Natalija Zadorozhnjuk.

 

“Sot pata nderin të jem mysafir i ambasadores së Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Natalia Zadorozhnyuk. Ambasadorja më tregoi për situatën aktuale në Ukrainë, veçanërisht pas pushtimit rus dhe luftës së popullit të saj për liri dhe pavarësi, për të cilën në emër të komunës Qendër, shpreha mbështetjen time të plotë dhe të qartë. Së bashku me banorët tanë, ne mbetemi të hapur për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë refugjatët nga zonat e shkatërruara nga lufta dhe jemi në dispozicion të të gjitha familjeve dhe individëve që do të vijnë në Komunën e Qendrës”, ka theksuar Gerasimovski pas takimit.

Related posts

12 këngë në një super album, kujt ia dedikon këto projekte artisti Artur

Gazeta Max

Këto sekrete mbi jetën personale nuk duhet t’i ndash me asnjë

Gazeta Max

Qendra Shkenda Dubova/ Dhurojini shëndet me paketat tona të dobësimit miqve të afërmve tuaj!

Gazeta Max