GazetaMax
Sport

Lajm “bombë”, Milan gjen zëvendësuesin e Rebic te Inter

AC Milan, është i zhgënjyer nga forma e Ante Rebic këtë sezon dhe po shikon te Interi për zëvendësimin e tij.
Ante Rebic, ka një sezon për të harruar deri tani. Anësori i majtë 28-vjeçar ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 24 paraqitje.
Shifra zhgënjyese për një lojtar që kishte arritur shifra dyshifrore në dy sezonet e tij të parë me kuqezinjtë, pavarësisht problemeve të tij të vazhdueshme me lëndime, përcjell ORAinfo.
Rebic ka kontratë deri në vitin 2025, por e ardhmja e tij është vënë në dyshim. Kuqezinjtë tashmë janë në kërkim të alternativave.
TeleLombardia raporton se AC Milan ka kontaktuar me yllin e Interit, Ivan Perisic. Anësori kroat bëhet agjent i lirë në fund të sezonit dhe nuk ka arritur marrëveshje me Nerazzurrët për të vazhduar kontratën e tij.

Perisic po kalon një tjetër sezon të mbushur me paraqitje të shkëlqyera. Kroati ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit që ka dhënë një kontribut të madh në luftën e tyre për Scudetton. Ai ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 6 në 40 paraqitje.
Pavarësisht interesimit të tyre për Perisic AC Milan ka një tjetër problem me Rebic.Kuqezinjtë do të ishin më se të gatshëm të negocionin shitjen e tij, por nuk ka shumë interes për lojtarin./ORAinfo/

Related posts

Torino dorëzohet për Belottin

Gazetamax.mk

Milan dhe Inter pajtohen për stadiumin e ri – kapaciteti maksimal, 65 mijë ulëse

Gazetamax.mk

Shqipëria sfidohet sot nga Gjeorgjia në ndeshjen që Edy Reja do të synojë taktika të reja

Gazetamax.mk