GazetaMax
Lajme

FIZHT e mori rolin udhëheqës në projektin e ri evropian “Policy Answers”

Shkup, 15 prill – Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) e mori rolin udhëheqës në pilotimin e masave për mbështetjen e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të projektit të ri evropian “Policy Answers”, financuar nga programi Horizont Evrope i Komisionit Evropian me një buxhet prej pesë milionë euro.

Projekti, siç theksohet nga FIZHT, synon të vazhdojë dhe të rrisë përpjekjet e përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë – për të inkurajuar bashkëpunimin në fushën e inovacionit, hulumtimit, arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit. Synimi është në fund të fundit të nxisë stabilitetin dhe prosperitetin duke forcuar perspektivën evropiane të rajonit.

Drejtori i Fondit Festim Halili, në Vjenë, para përfaqësuesve të pranishëm të BE-së dhe rajonit tha se roli i FIZHT-së në këtë projekt edhe një herë konfirmon vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin tonë në tregun e përbashkët evropian.

“Policy Answers” udhëhiqet nga Qendra për Inovacion Social (ZSI) në Vjenë dhe përfshin 14 institucione partnere nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Aktivitete të tilla si takime politike të nivelit të lartë, analiza dhe rekomandime për hartimin e politikave dhe ngritja e kapaciteteve të aktorëve lokalë janë parashikuar për integrim më efikas të Ballkanit Perëndimor në Zonën Evropiane të Kërkimit dhe ekosistemin e Inovacionit, thuhet në kumtesën e FIZHT-së.

Related posts

Donacion në vlerë prej 38.185 euro për Klinikën Universitare për kirurgji maksilofaciale

Gazeta Max

Gjithsej 67 sanksione për autobusët që transportojnë nxënës

Gazeta Max

Bujar Osmani takohet me profesor Adnan Ismailin, në fokus kultura e librit dhe mbështetja për arsimin

Gazeta Max