GazetaMax
Sport

Milan po e transferon yllin shqiptar që po bon namin në Seria A

AC Milan, po punon për të rrëmbyer mesfushorin shqiptar të vlerësuar nga Manchester City, Kristjan Asllani.
Priten ndryshime interesante në mesfushën e Milanit për sezonin e ardhshëm. Franck Kessie do të largohet ndërsa Tommaso Pobega dhe Yacine Adli do të kthehen nën urdhrat e Stefano Piolit.
Një mesfushor i ri do të vijë për të zëvendësuar Kessie, por drejtuesit po kërkojnë të shtojnë një tjetër mesfushor mbrojtës në radhët e tyre, përcjell ORAinfo.
Sandro Tonali është detyruar të luajë një numër të madh ndeshjesh këtë vit, sepse Tiemoue Bakayoko ka dështuar shumë kur iu dha shansi. Francezi mund të kthehet në Chelsea në fund të sezonit me AC Milan duke punuar për të nënshkruar me Kristjan Asllani nga Empoli.
Asllani ka qenë një nga surprizat më të mëdha të Serisë A këtë sezon. Mesfushori shqiptar 20-vjeçar është kthyer në një lojtar kyç për Empolin pavarësisht moshës së tij të re. Kristjan ka bërë edhe dy paraqitje me kombëtaren shqiptare. Mesfushori i ri mbrojtës po tërheq shumë vëmendje me paraqitjet e tij.

Klube të rëndësishme evropiane si Interi, Juventusi dhe Manchester City po monitorojnë Kristjan Asllanin. AC Milan është i vetëdijshëm për interesin e lartë për Asllanin dhe po punon paraprakisht për të shmangur konkurrencën e Manchester Cityt veçanërisht raporton gazetari Alfredo Pedulla. Qytetarët kishin dërguar së fundmi skautët e tyre në Itali për të vëzhguar talentin shqiptar./ORAinfo/

Related posts

Nistelrooy po e merr drejtimin e ekipit tw madh evropian

Gazetamax.mk

Zyrtare: Drummond te Bulls, do ta ketë numrin 3

Gazetamax.mk

Inter shtynë vendimin për kontratën e re me Darmian

Gazetamax.mk