GazetaMax
Lajme

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Shkup, 18 prill – Në Kuvendin republikan për sot janë caktuar mbledhje të komisioneve për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, dhe për transport, lidhje dhe ekologji.

Në rend dite të Komisionit për Politikë të Jashtme janë propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohje reciproke të lejeve për operator të autorizuar ekonomik – mbrojtje dhe siguri dhe të Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit për kafshët dhe sferës fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, do të debatojnë për Propozimin e vendimit për dhënien e lejes të aktit të përgjithshëm të Avokatit të Popullit, Raportin vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancim dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2021, si dhe Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Para anëtarëve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave janë Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për pyjet dhe propozim ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjeve për Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi dhe të Ligjit për Inspektim Pyjor dhe Gjuetar.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji duhet të vendosë për Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për mjedis jetësor, të ngritur nga: Nenad Kociq dhe Violeta, Maja, Propozim ligjin për ndryshime të Ligjit për strehim me procedurë të shkurtër, Planin financiar për ndryshime të Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radio-Televizioni i Maqedonisë për vitin 2022 dhe për Raportin vjetor për punën e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzive Radio-Televizioni i Maqedonisë për vitin 2021.

Related posts

Pendarovski: Në këtë Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë dhe janë në mjerim

Gazetamax.mk

Pagë më të lartë se presidenti nuk mund të ketë një drejtor

Gazetamax.mk

Gashi: Nuk ka asgjë të mistershme takimi me Zaevin, cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?

Gazetamax.mk