GazetaMax
Ballina

Këtë banor të BBV, Monika nuk e ftoi në ditëlindje

Big Brother Albania Vip, nxori shumë personazhe interesante.
Aktorja Monika Lubonja para pak ditësh organizoi një festë mjaft të veçantë për ditëlindjen e saj, ku shumë fytyra të showbizit shqiptar ishin prezentë.
Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e Sabianit, me të cilin më përpara aktorja ka pasur një raport të mirë.

Arsyeja pse Sabiani nuk ishte prezent është se në fakt Monika nuk e ka ftuar.
“Nëse më do të më kishte ftuar, do të shkoja”, tha këngëtari në emisionin Wake Up, në Top Channel.
Sabiani bëri me dije se mes tyre nuk ka komunikim. Ai tha se janë takuar te ditëlindja e Big Mama-s, dhe janë përqafuar, por vetëm kaq.
Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.

Related posts

A mund ta zbehin namin historik të kryeministrit të parë shqiptar, ata që mendojnë njëjtë si “Levica”?

Gazeta Max

Gratë e moshuara më të rrezikuara nga sëmundja Lyme

Gazeta Max

Nis hetimi për ish deputetin Kotvitsky, dyshohet se bashkëshortja e tij nxori miliona nga vendi duke u hequr si refugjate

Gazeta Max