GazetaMax
Sport

Nëse ndodh kjo, Gazidis mund të largohet nga Milan

AC Milan është është duke punuar shumë për tu shpallur kampion në Serie A.
Krahas kësaj, drejtuesit e Milan janë duke biseduar me Investcorp për shitjen e klubit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ka ende rreth dy javë ekskluzivitet gjatë së cilës fondi me bazë në Bahrein do të kryejë kujdesin e duhur, që është analiza e llogarive të Milanit, përcjell ORAinfo.
Në fund të kësaj periudhe – dhe nuk do të ketë zgjatje – ose do të mbyllet marrja e blerjes ose Elliott Management do të mbetet në krye.

Është ende herët për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë në rast se klubi ndryshon pronar kur bëhet fjalë për strukturën e menaxhimit dhe në veçanti çka do të ndodhë me drejtorin Ivan Gazidis, drejtorin teknik Paolo Maldini dhe drejtorin sportiv Ricky Massara.
Lidhur me Gazidis, ai mund të vendosë të largohet nga Milan duke pasur parasysh lidhjen e tij të fortë me Elliott.
Megjithatë, është ende herët për të folur për këtë, sepse ka ende një negociatë mjaft komplekse prej 1.1 miliardë dollarësh që duhet të përfundojë. /ORAinfo/

Related posts

Klubi i Kickboksit Wolf përmbyll me shumë suksese vitin 2023

Gazetamax.mk

Sonte zhvillohet dy ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Gazetamax.mk

Dritan Maqkaj, talenti i radhës që vendos të luajë për Kosovën 

Gazetamax.mk