GazetaMax
Sport

‘Jam i gatshëm për t’u rikthyer në Milan’, ylli i madh e kërkon rikthimin në ‘San Siro’

Sulmuesi brazilian, Pato thotë se është i gatshëm për t’u rikthyer në Milan.
Ai ka kontratë me Orlando Cityn deri në dhjetor të vitit 2022, por e ëndëron një rikthim tek “Rossoneri”.
Pato i ishte bashkuar Milanit në janar të vitit 2008 duke i realizuar 63 gola në 150 paraqitje.
Përkundër një nisme të furishme, ai e kaloi kryesisht periudhën në Itali duke u përballur me lëndime të njëpasnjëshme.
Më pas, braziliani u largua nga Kuqezinjtë në vitin 2013 për t’iu bashkuar klubit brazilian, Corinthians.
E tash, ai do të donte të rikthehet në “San Siro”.

“Unë ndihem mirë në Orlando dhe kam kontratë atje. Por, Maldini e di se jam i gatshëm të rikthehem”, deklaroi Pato.
“Tash jam më i matur, e kam një qëndrim ndryshe dhe e shoh ndryshe futbollin. Do të mundë të isha më i dobishëm për lojtarët e rinj. Më mungon Italia dhe italianët. Unë gjithmonë i kam thënë gruas sime: ‘Një ditë, do të të dërgoj në Itali dhe do ta kuptosh se për çka po flas. Për mua, Milano është një qytet i dashur. Kam mësuar shumë gjëra këtu dhe më mungon gjithçka rreth Milanit. Do të doja të rikthehem në klub. Pas së gjithash, ka lojtarë të moshave të ndryshme që luajnë në Serie A”, vazhdoi ai.
Kjo nuk është hera e parë që Pato i vetëofrohet Milanit.
Ai shpreson që “Rossoneri” ta fitojnë titullin e kampionit dhe të jenë më të suksesshëm se Interi në gjysmëfinalen e sontme.

Related posts

U dëmtua ndaj QPR-së, operohet Rei Manaj

Gazetamax.mk

Pedri: Mund të luaja për Real Madridin, por refuzova

Gazetamax.mk

Vetëm çështje kohe, Benzema pajtohet për ta rinovuar kontratën me Real Madridin

Gazetamax.mk