GazetaMax
Kuriozitete

10 lojtarë pritet të zbarkojnë në “Old Trafford” gjatë verës

Ardhja e Erik Ten Hag po pritet të shoqërohet me ndryshime rrënjësore në skuadrën e Manchester United.
Në bazë të asaj që raporton Fabrizio Romano, deri në 10 lojtarë pritet të vijnë në skuadër me ardhjen e trajnerit.
Këtë e konfirmoi edhe Ralf Rangnick i cili tha se do të ndodhë një ristrukturim i skuadrës.
“Do të bëhet një ristrukturim i skuadrës. Gjashtë, shtatë…ndoshta 10 lojtarë do të vijnë këtu”, theksoi ai.
“Përveç në pozitën e portierit, në të gjitha repartet e tjera duhet të përforcohemi. Nuk mjafton të blihen tre ose katër lojtar”, shtoi tutje tekniku gjerman.
Cavani, Lindgaard, Matic e Mata pritet të largohen këtë verë për t’u lënë hapësirë ardhjeve të reja.
Ardhja e Ten Hag pritet të sjellë po ashtu edhe ekip të ri të ndihmësve të tij, në mënyrë që çdo gjë të fillojë nga e para për “Djajtë e Kuq”.

Related posts

Cutrone: “Dy gola që kam shënuar me Milanin nuk do t’i harroj kurrë”

Gazeta Max

Si ndikon në trurin tonë të qëndruarit ulur për orë të tëra çdo ditë? Edhe ushtrimet fizike nuk mund ta zhbëjnë dëmin

Gazeta Max

Pothuajse punë e kryer: Icardi në verë te Milani

Gazeta Max