GazetaMax
Lajme

SHBA-të nuk kritikojnë hapjen e qendrës kulturore në Manastir, mbështesin RMV-në në rrugën drejt BE-së

Shkup, 21 prill – SHBA-të kanë vënë në dije se japin mbështetje të fuqishme për hyrje të Maqedonisë në BE, deklaruan nga Stejt Departmenti pasi delegacioni bullgar i udhëhequr nga kryeministri Kirill Petkov morën pjesë në hapjen e qendrës kulturore në Manastir, i quajtur në emrin e bashkëpunëtorit të regjimit fashist “Vanço Mihajllov”, informon Zhurnal.

Deklarata u dha për MIA-n duke komentuar vizitën e delegacionit bullgar.

“SHBA-të publikisht bëjnë me dije se japin mbështetje të fuqishme për hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE”, ka deklaruar zëdhënësi i Stejt Departmentit.

Ngjashëm dje deklaroi edhe Gabriell Eskobar, zv.ndihmës sekretar shtetëror për Evropë dhe EuroAzi, përfaqësues i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Në një bisedë telefonike me Bujar Osmanin, ministër i punëve të jashtme, Eskobar ka theksuar nevojën që sa më shpejtë të tejkalohen dallimet mes dy vendeve./Zhurnal.mk

Related posts

27 vjet pa Adem Jasharin, simbol i unitetit dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Gazeta Max

Kryetari i Butelit Darko Kostovski nisi shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkollat Fillore “VIZBEG” dhe “PENKO”

Gazeta Max

Shaqiri: Rritja e pagës prej 15% për mësimdhënësit fillon nga shtatori

Gazeta Max