GazetaMax
Sport

Pronarët e rinj të Milanit marrin vendim të prerë për Ibrahimocivin

Pronarët e rinj të mundshëm të AC Milan, Investcorp do t’i ofrojnë Zlatan Ibrahimovic një kontratë të re njëvjeçare, raporton Gazzetta dello Sport.
La Gazzetta dello Sport raporton se Zlatan Ibrahimovic ka një takim me AC Milan në fund të sezonit.Siç dihet gjerësisht, Investcorp është në negociata të avancuara me Elliott Management për blerjen e klubit, përcjell ORAinfo.
Fondi i Bahreinit synon të konfirmojë menaxhmentin aktual të kuqezinjve, i cili vlerësohet se e ka rikthyer skuadrën në krye të Serisë A dhe e ka bërë këtë duke i kushtuar vëmendje bilancit. Ndërsa qëndrueshmëria e Ivan Gaizids është në dyshim, ajo nuk do të ketë asnjë ndikim në planet për Ibrahimovic.

Investcorp dëshiron të rrisë më tej të ardhurat komerciale dhe ende pasja e kampionit suedez në staf mund të ndihmojë. Nëse ai gjen gjendjen e duhur fizike për të zgjatur karrierën e tij si lojtar edhe për një vit, kontrata mund të rinovohet. Por me shifra dukshëm më të ulëta se ato aktuale.
Ibrahimovic është lojtari më i paguar në skuadër me një pagë prej rreth 7 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset. Investcorp janë gati të marrin dritën jeshile për rinovimin e kontratës njëvjeçare të Ibrahimovic (nëse lojtari është fizikisht i aftë) vetëm me 2 milionë euro në vit plus bonuse në lidhje me paraqitjet dhe rezultatet.
Vendimi përfundimtar i takon Ibrahimovicit. Kuqezinjtë vlerësojnë atë që Zlatan ka bërë në periudhën e tij të dytë në klub dhe do t’i japin atij një kontratë të re në shenjë vlerësimi, por vetëm me kushtin e lartpërmendur. Ndërkohë, 40-vjeçari vijon stërvitjet personale për t’u rikthyer në fushë kundër Fiorentinës./ORAinfo/

Related posts

ESPN: Liverpooli favorit për Bellingham

Gazetamax.mk

Muriqi “hero” në fitoren e Mallorcas ndaj Atletico Madrid

Gazetamax.mk

Kroos shpjegon pse Realit po i mungon Casemiro

Gazetamax.mk