GazetaMax
Kuriozitete

AC Milani i gatshëm për përforcime, spekulohet transferimi i dy yjeve nga Lige 1

AC Milan po synon që të përforcojë skuadrën gjatë kësaj vere, ku veçse ka përgatitur emrat të cilët dëshiron t’i transferojë në “San Siro”.
Krerët e Milanit kanë shprehur interesim që të transferojnë dy yjet e kampionit francez Lille, mbrojtësin Sven Botman dhe mesfushorin Renato Sanches, raporton “Tuttosport”.

Gjiganti i Serie A ka kohë që është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit Botman, ku në muajin janar kishte bërë ofertë drejt Lille për të, ofertë kjo që ishte refuzuar menjëherë nga kampioni francez.

Thuhet se “Rossonerët” duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Botman, kurse Renato Sanches do të jetë një transferim më i lehtë ku spekulohet se kushtet personale veçse janë arritur me yllin portugez.

Related posts

Lautaro Martinez aksidentohet me Lamborghinin e tij

Gazeta Max

Pronarët e rinj të Milanit marrin vendim të prerë për Ibrahimocivin

Gazeta Max

Mbyllet “në paqe”, 1-1,  ndeshja mes Sevillas dhe Valencias

Gazeta Max