GazetaMax
SPORT

Rashica drejt Galatasarayt, trajnerit të Norwich s’i prishet qejfi aspak: Lëvizje e mirë për të dhe klubin

Dean Smith ka komentuar largimin e Milot Rashicës nga Norwich.
Milot Rashica ka vendosur të dorëzohet në luftën e tij për të fituar një vend në formacionin e Norwich dhe do të kalojë te gjiganti turk, Galatasaray.
I pyetur për këtë lëvizje, trajneri i Norwich City s’është dukur aspak i mërzitur. Ai e konsideron si lëvizje të mirë për lojtarin por edhe për skuadrën e Norwich.
“Miloti ishte i frustruar që nuk merrte minutat e tij dhe ky është një shans i mirë që ai të shkojë dhe të luajë për një klub të mirë. Është marrëveshje që menduam se është e mirë për klubin pasi ai merr minuta dhe ai donte po ashtu të shkonte. Është fitore për të dyja palët”, ka thënë Dean Smith, transmeton lajmi.net.
“Ai ka punuar fort por ndonjëherë thjesht s’shkrep. Ai doli nga formacioni kur mendova se ai nuk preku standardet për të cilat ka potencial, dhe njerëzit tjerë shfrytëzuan mundësinë. Kur kjo ndodh, bie nga rendi. Ai nënshkroi si lojtar i Premier League. S’mund ta harrojmë këtë. Për të, ishte e rëndë mentalisht që s’ishte më lojtar i Premier League. Të gjithë lojtarët duhet ta kalojnë këtë. Miloti erdhi me qëllimin për të luftuar por një mundësi iu dha që të kthehet në një nivel tjetër përsëri”, shtoi mes tjerash trajneri i Norwich.
Milot Rashica pritet të shkojë në formë huazimi te skuadra e Galatasaray, ku do të luajë deri në fund të sezonit. Skuadra turke s’ka opsion për blerjen e plotë të kartonit të kosovarit.

Related posts

Lakers e nisin sezonin me humbje ndaj Golden State – shkëlqen LeBron James me 31 pikë e 14 kërcime

e-max

Fury po akuzohet se e ftoi Joshuan vetëm për të shmangur duelin me Usyk

e-max

Juventusi do ta tentojë Depayn edhe në janar

e-max