GazetaMax
Kuriozitete

U akuzua pasi qeshi kur dha gol Milani, Acerbi i Lazios sqaron gjithçka

Francesco Acedrbi po kritikohet me të madhe nga tifozët e Lazios për reagimin e tij pas golit të dytë dhe të fitores së Milanit mbrëmë.
Qendërmbrojtësi italian u akuzua nga tifozët pasi u pa duke buzëqeshur kur Rossoneri e shënuan golin e dytë në minutat shtesë.
Acerbi nuk e mbuloi si duhet Ibrahimovicin, i cili e shërbeu Sandro Tonalin, që shënoi për 2:1.
Tifozët u çmendën kur i panë xhirimet ku shihet përfaqësuesi italian duke qeshur pasi e pësoi golin.

Një gjë të tillë e bëri edhe shoku i tij i skuadrës, Marusic, i cili i shkoi tek fytyra duke i bërtitur atij.
Tifozët e Lazios madje po dyshojnë se futbollisti i tyre ia lëshoi lojën Milanit, në bazë të komenteve të tyre në rrjetet sociale.
Kjo ishte një situatë e tensionuar, ndërsa tifozët ultras të Lazios e bojkotuan lojën në shenjë proteste për çmimin e lartë të biletave në “Stadio Olimpico”.
E pas lojës, gjithçka ka sqaruar vetë ish-futbollisti i Milanit, shkruan Express.

“Mjaft më me këto akuza. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra dhe jam krenar dhe i nderuar që kam fituar trofe me këtë fanellë. Unë bëra gabim në atë rast, e pranoj dhe kam kërkuar falje. Por, qeshja e sontme ishte histerike, për faktin se i humbëm dy pikë në mënyrë të pabesueshme, e jo pse isha i lumtur që pësuam gol. Nuk dua që asnjë tifoz ta mendojë këtë për mua”, ka thënë Acerbi.
Mbetet të shihet nëse tifozët e Lazios do t’ia falin Acerbit këtë veprim.

Related posts

Inter optimist për rikthimin e Lukaku, marrëveshja pritet të mbyllet deri në fund të javës

Gazeta Max

Driton Halimi, kampion në turneun ndërkombëtar në karate “Sofia Open 2022”

Gazeta Max

Luka Doncic me rekord në NBA

Gazeta Max