Shkup, 25 prill – Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në FB profilin e tij ka uruar fitoren e Emanuel Makron në zgjedhjet presidenciale në Francë, informon Zhurnal.
Pendarovski shprehet se fitorja e tij është e rëndësishme në këtë periudhë krizash.
“Urime deri te Emanuel Makron për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Kjo fitore ndodhë në kohë të sfidave kur përzgjedhja pro-evropiane është me rëndësi të veçantë. Shpresoj se do të vazhdojmë me bashkëpunimin për çështjet që përafrojnë vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Pendarovski./Zhurnal.mk