GazetaMax
Lajme

Petkov: Kemi dëshirë të gjejmë zgjidhje reciproke të pranueshme për çështjet e hapura me Shkupin

Sofje, 26 prill – Situata aktuale në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të krizës së shkaktuar nga sulmi ushtarak rus në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ishin ndër temat e diskutuara në takimi i sotëm i kryeministrit bullgar Kirill Petkov me komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheji, kumtoi qendra për shtyp e Qeverisë bullgare.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja, Petkov në takim rikonfirmoi dëshirën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura politike me vendin, duke qenë se këto janë tema që janë të ndjeshme për Bullgarinë.

Petkov gjithashtu theksoi se intensifikimi i bashkëpunimit sektorial ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kontribuon në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Related posts

Aksident në rrugën Strugë – Dibër, bllokohet komunikacioni

Gazetamax.mk

Bytyqi: Po ristrukturojmë ekonominë, kemi mbështetur 433 kompani nga industria përpunuese

Gazetamax.mk

Spasovski: Në krye me kërcënimet e fundit hibride, viti 2022 ishte vit i sfidave për policinë

Gazetamax.mk