GazetaMax
Sport

Mungesa të mëdha nga Inter për ndeshjen ndaj Bolognas

Interi me tri mungesa për ndeshjen ndaj Bolognas.
Inter udhëton te Bologna pas Arturo Vidal, Felipe Caicedo e Robin Gosens – bën të ditur Sky Sport Italia.
Nesër (e mërkurë), Nerazzurrët vizitojnë skuadrën Rossoblu për sfidën vendimtare që mund t’ua sigurojë kreun e tabelës.
Zikaltrit janë aktualisht në vend të dytë me dy pikë më pak se lideri Milan, por me këtë ndeshje më pak të zhvilluar të mbetur nga java e 20-të në Serie A.
Sky Sport Italia bën të ditur se Caicedo, Vidal dhe Gosens nuk do të udhëtojnë me skuadrën për në Bologna.
Gosens pësoi lëndim muskulor në stërvitjet e djeshme (e hënë), derisa Vidal akoma nuk është rikuperuar nga dëmtimi i nyjës në Derby della Madonnina ndaj Milanit në kuadër të Kupës së Italisë.
Caicedo mungoi në ndeshjen e të shtunës ndaj Romës për shkak të gastroenteritit (inflamacion që zakonisht shkakton barkqitje dhe vjellje).

Related posts

Zyrtare: Chelsean arrin marrëveshje me Laurence Stewart

Gazetamax.mk

Osimhen në radarin e United

Gazetamax.mk

Terror në Meksikë, trajneri vritet gjatë ndeshjes

Gazetamax.mk