​Vdes ish-polici Halil Syla, Bulliqi shpreh ngushëllime

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar për vdekjen e ish-policit Halil Syla nga fshati Gllamnik.

Në një postim në Facebook, kryetari Bulliqi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Sylës, i cili kishte shërbyer për shumë vite në Stacionin Policor të Podujevës.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të policit shumëvjeçar në Stacionin Policor të Podujevës, Halil Syla. Familjes Syla, miqve dhe kolegëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar ai.

Bulliqi e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Zoti e mëshiroftë dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”.

Halil Syla ka vdekur sot në moshën 66-vjeçare. 

Burimi: botasot.info