GazetaMax
Lajme

Greva në arsim është pezulluar, nxënësit prej nesër kthehen në shkolla

Shkup, 28 prill – Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) e pezullon grevën, ndërsa nxënësit prej nesër fillojnë me mësim. Shkak për vendimin e tillë të SASHK-ut është njoftimi i marrë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për zgjidhje paqësore të kontesteve të punës.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov sot pasdite deklaroi se pas konsultimeve të bëra me persona juridikë, është marrë vendim që greva të pezullohet derisa zgjat zgjidhja e kontestit.

“Ky është vetëm respektim i ligjit, nëse nuk merremi vesh, përsëri do ta aktivizojmë grevën. Jemi të bindur se jemi në periudhën paqësore që t’i gjejmë zgjidhjet adekuate dhe se nuk do të ketë nevojë që ta aktivizojmë grevën”, deklaroi Nedellkov.

Shfaqi shpresë se pagat do të rriten, mëditjet gjatë kohës së grevës nuk do të shkurtohen dhe se marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen dhe përcaktohen me afate. /Zhurnal.mk

Related posts

Grida Duma nuk është dakord me konkluzionet e Alibeajt: Duhet dorëheqje

Gazeta Max

Taravari: Shumica e punëve janë dakorduar, negociatat duhet të përfundojnë deri nesër

Gazeta Max

Alarmante/ 30.5 milionë raste të reja në vit dhe 18.6 milionë vdekje nga kanceri

Gazeta Max