GazetaMax
Lajme

Nikolloski: BE të bëjë presion Bullgarisë për ta tërhequr veton

Shkup, 30 Prill – Qytetarët e Maqedonisë e kanë merituar prej kohësh fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kjo është diçka që Maqedonia e meriton.

“Fatkeqësisht, bllokada nga Bullgaria qëndron, një veto joparimore dhe një veto që cenon themelet e shtetit maqedonas, identitetin kombëtar maqedonas dhe gjuhën maqedonase”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

Nikolloski theksoi se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion të fortë ndaj Bullgarisë, në mënyrë që në qershor të hiqet vetoja dhe Maqedonia të marrë përfundimisht datën për fillimin e negociatave.

“Kërkesat që ka Bullgaria janë nën çdo dinjitet kombëtar dhe nuk mendoj se duhet të diskutohet për ndarjen e popullit maqedonas apo veçantinë e gjuhës maqedonase, këto janë gjëra dhe të drejta themelore njerëzore të maqedonasve”, tha Nikolloski.

Ai theksoi se 14 aktgjykimet e pazbatuara të Bullgarisë, të nxjerra nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të cilat i referohen pakicës maqedonase në Bullgari, duhet të diskutohen shumë seriozisht.

Related posts

Scholz mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por me një kusht

Gazeta Max

Për 30 për qind është rritur numri i të prekurve me kancer

Gazeta Max

“Pashallëku, dështimi dhe debakli i Arsovskës/ Për 10 muaj shkarkoi 12 drejtorë, 4 dhanë dorëheqje (foto)

Gazeta Max