GazetaMax
Lajme

Trançevska: Prioritet mbeten të drejtat e punëtorëve, po punojmë në rritjen e pagave

Shkup, 1 Maj – Për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, promovimi i të drejtave të punëtorëve mbetet i lartë në agjendën e synimeve prioritare, tha sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trançevska, në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

“Ne po punojmë për zgjidhje që do të jetë sistematike dhe solidare për të gjithë. Rritje lineare prej 2806 denarë, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Në kuadër të negociatave, për Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive, është kthimi i pagesës së pushimeve për të gjithë sektorin publik në vitin 2023. Si dhe një metodologji e re për përllogaritjen e pagave, e cila do të sigurojë korrigjim të rregullt të pagave sipas kritereve që do të përcaktohen dhe që do të pasqyrohen në kontratat kolektive të degëve, që nënkupton rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik”, tha Trançevska.

Ajo tha se Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës është në fazën përfundimtare të përgatitjes, i cili do t’i përgjigjet nevojave të një shoqërie moderne dhe deri në fund të këtij viti presim që të miratohet nga Kuvendi.

Trançevsla sqaroi se po punojnë në disa aspekte me qëllim të përmirësimit të jetës së punëtorëve si dhe uljes së papunësisë.

Related posts

Kërkohet pension minimal prej 20 mijë denarë

Gazeta Max

Konferencë rajonale për tranzicion të drejtë

Gazeta Max

Kurti nga Krusha e Madhe: Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë është mësimi që na e japin gratë e Krushës

Gazeta Max