GazetaMax
Lajme

Prokurorët hyjnë në MPB, sekuestruan dokumentet lidhur me rastin “Besa Trans”

Shkup, 5 Maj – Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur një procedurë para hetimore në të cilën duhet të përcaktohet se si dhe pse nuk është mbyllur në kohë stacioni i kontrollit teknik “Via Komerc”, ku kalonte kontrollet autobusi Besa Trans që u dogj në Bullgari.

Sipas TV Telma vendimi për mbyllje përse nuk ishte ndërmarrë kur më parë ishin identifikuar dhe evidentuar lëshime në punën e këtij stacioni të kontrollit teknik.

Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska, tha për televizionin se dje është hapur procedura para hetimore dhe është sekuestruar dokumentacioni nga disa departamente në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) që kanë mbikëqyrur stacionin e kontrollit teknik dhe kanë përgatitur vendimin për ndalim.

Related posts

Opozita bojkoton Kuvendin, ‘fajëson’ PS-në për disfatën në zgjedhjet e 14 majit

Gazeta Max

Presidenti Pendarovski uron shqiptarët për ditën e alfabetit

Gazeta Max

Do të vijë presidenti i Letonisë, Egils Levits, Shkupi nën regjim të veçantë trafiku

Gazeta Max