​Kroati godet bashkëkombësin e tij me sëpatë

Një 67-vjeçar u arrestua sot nga policia kroate, pasi ka goditur me sëpatë në kokë një bashkëkombës të tij në Vodnjan të Istrisë.

Policia e Pulës njoftoi se incidenti ka ndodhur ndërsa po pritej në radhë jashtë një punishteje vaji ulliri.

Mes burrave fillimisht ka pasur një zënkë, pas së cilës 67-vjeçari, sipas policisë, e ka goditur 46-vjeçarin në kokë me sëpatë.

I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Pulës, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të lehta.

Policia do të ngre kallëzim penal ndaj 67-vjeçarit nën dyshimin për tentativë për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, njofton Administrata Policore e Istrisë.

Burimi:botasot.info