GazetaMax
Sport

Rusia po provon ta krijojë Ligën e Kampionëve të saj – fton klube serbe, kazake dhe kineze

Federata Ruse e Futbollit po kërkon me shpejtësi një zgjidhje për problemin e madh të futbollit të klubeve dhe kombëtareve, pasi UEFA dhe FIFA i kanë ndëshkuar për ofensivën e tyre kundër Ukrainës.
Rusia po përpiqet të largohet nga UEFA për t’u bërë pjesë e familjes së futbollit aziatik, por kjo nuk mund t’i ndihmojë kur bëhet fjalë për Kupën e Botës që zhvillohet në Katar, pasi janë përjashtuar.
UEFA po tregohet e palëkundur dhe nuk planifikon të lejojë klubet nga Rusia të marrin pjesë në garat evropiane, kështu që rusët po punojnë urgjentisht të dalin me diçka të re për të mbetur konkurrues.

Andrej Sozin nga federata ruse ka dalë sot para mediave vendase me një mesazh të qartë, duke thënë se po punohet për realizimit e një turneu që do t’i bashkonte klubet ruse, por edhe të tjera.
Sozin është i vetëdijshëm se imitimi i Ligës së Kampionëve do të kërkonte përfaqësues të huaj, ndaj rusët do tu dërgojnë publikisht ftesa klubeve si Crvena Zvezda dhe Partizan.
“Një muaj më parë kam dëgjuar se po planifikohet të ftohen klube serbe si Partizani dhe Crvena Zvezda. Mendoj se është logjike që ky turne të mbahet në verë, mendoj se do të ketë edhe fond çmimesh”.

“Mund të ftohen edhe ndonjë klub kinez ose Kairati kazak? Ideja është e mirë. Do të rritej numri i ndeshjeve. Aktualisht po punohet për të zgjedhur formatin për të luajtur”, ka thënë Sozin.

Related posts

Chelsea me këtë formacion synon fitore ndaj Southamptonit

Gazetamax.mk

Mourinho bën tatuazh tripletën e kupave

Gazetamax.mk

Ndahen miqësisht Zvicra e Kosova

Gazetamax.mk