GazetaMax
Lajme

Petrovska për “Swift Response 22”: Stërvitje në të cilën tregojmë aftësitë tona

Shkup, 6 Maj – Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway, sot në Zonën e Stërvitjes së Ushtrisë Krivollak morën pjesë në një konferencë për përfaqësuesit e mediave, ku u njoftuan në detaje për qëllimin dhe aktivitetet e realizuara gjatë stërvitjes Swift Response 22. në “Krivollak”.

Në deklaratën pas konferencës së sotme, ministrja Petrovska tha se kjo është një nga stërvitjet më të mëdha që kryhet në mënyrë sinkrone në disa lokacione në vende të ndryshme të Aleancës. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, stërvitja përfshin 4.600 ushtarë dhe tashmë është duke u zhvilluar në poligonin Krivollak.

“Në këtë lloj stërvitjeje komplekse që kryejmë së bashku me aleatët, ne tregojmë gatishmërinë, nivelin e ndërveprueshmërisë, por sigurisht edhe mënyrën e bashkëpunimit brenda aleancës së NATO-s. Aspekti i dytë që është i rëndësishëm për ne si shtet është të tregojmë kapacitetet dhe aftësitë e qendrës trajnuese “Krivolkak”, tha Petrovska.

Ajo theksoi se poligoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Ushtrinë, prandaj Ministria e Mbrojtjes, me mbështetjen e partnerëve strategjikë, veçanërisht të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, po investon në pajisjen dhe modernizimin e tij.

Ambasadorja britanike Galloway theksoi se kjo stërvitje do të tregojë gatishmërinë dhe aftësinë kolektive dhe do të tregojë lidhjen transatlantike që NATO ka bërë.

Galloway informoi se Mbretëria e Bashkuar po merr pjesë në këtë stërvitje me 1.800 parashutistë, të cilët tha se janë të aftë, të përgatitur mirë, të pajisur mirë dhe duan të stërviten në poligonin Krivollak, i cili ofron kushte unike stërvitore.

Maqedonia e Veriut është nikoqire e stërvitjes “Swift Response 22”, e cila zhvillohet nga 2 deri më 20 maj. Rreth 4.600 anëtarë të forcave të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s po marrin pjesë në stërvitje: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Related posts

24 vite nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarë, Ahmeti: Koha nuk gllabëron kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut

Gazetamax.mk

Aksident në Dragash, rrokulliset vetura

Gazetamax.mk

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

Gazetamax.mk