Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se kanë vazhduar punimet për rregullimin e trotuarit përgjatë Rrugës 1, me qëllim të përmirësimit të hapësirave për këmbësorët dhe rregullimit të kësaj pjese të komunës.
Me këtë rast, Beqiri u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, pasi në zonën ku po zhvillohen punimet ka edhe mjete pune në rrugë.
“Vazhdojmë me punë në terren!
Kemi vazhduar me rregullimin e trotuarit përgjatë Rrugës 1, duke përmirësuar hapësirat për këmbësorët dhe duke i dhënë edhe më shumë rregull e pamje kësaj pjese të Haraçinës.
Me këtë rast, lusim shoferët për kujdes të shtuar dhe mirëkuptim gjatë qarkullimit, pasi në këtë pjesë janë duke u zhvilluar punime dhe ka mjete pune në rrugë.
Puna nuk ndalet, Haraçina po ndryshon!”, ka shkruar Beqiri.
Burimi: alfax.mk
