“Evropa nuk varet nga SHBA-të dhe Kina”, Merz: Mos e nënvlerësoni potencialin tonë, kemi 450 milionë konsumatorë

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Evropa nuk varet ekskluzivisht nga SHBA-ja, Kina apo vende të tjera, duke nënvizuar se “nuk duhet t’i nënvlerësojmë kapacitetet tona, e as shkallën në të cilën të tjerët varen nga ne”.

Siç theksoi kancelari gjerman, Evropa, me 450 milionë konsumatorë, zotëron një nga tregjet e përbashkëta më të mëdha në botë.

Merz deklaroi gjithashtu se “ne kemi industri, kemi softuer, kemi industri të mikroçipeve, kemi një prodhim në Evropë që është thelbësor për mbarë botën”.

Njëkohësisht, kancelari gjerman vuri në dukje se Evropa nuk duhet t’ua lërë të tjerëve fuqinë për të përcaktuar teknologjinë.

“Së bashku me investitorët privatë, ne duam të zhvillojmë modele evropiane autonome dhe pioniere të inteligjencës artificiale. Në këtë mënyrë, ne sigurojmë themelet teknologjike të lirisë sonë”, tha ai.

Burimi:botasot.info