GazetaMax
Lajme

Hapa konkret për zgjidhje të kontestit në dy javët e ardhshme, paralajmëroi Osmani, për Mickoskin reale është vetëm seanca ndërqeveritare

Shkup, 8 maj – Dialog dhe hapa konkret për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë priten në dy javët në vijim, si dhe mbajtja e seancës së dytë ndërqeveritare deri në fund të këtij muaji. Këtë e paralajmëroi dje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili mes tjerash porositi se këtë verë Maqedonia e Veriut do t’i presë Bullgarinë dhe Bashkimin Evropian ta ndërmarrin hapin e vërtetë në lidhje me vendin, dhe nëse nuk ndodh kjo ai konsideron se duhet të tërhiqet një linjë.

Lideri i opozitës Hristijan Mickoski, sërish konsideron se në qershor nuk do të hiqet vetoja, ndërsa ajo që mund të ndodh realisht është të mbahet seanca e dytë ndërqeveritare. Ai kërkoi nga Evropa të bashkohet për atë që po ndodh me vendin në procesin eurointegrues, siç u bashkua për Ukrainën.

Ai theksoi se muajt e fundit, pas aktivizimit të qasjes së re në negociata përmes takimeve të grupeve punuese, ka një konvergjencë qëndrimesh dhe shtoi se do të jetë një humbje historike nëse dështojmë tani, sepse “siç tha ai ne kurrë nuk do të jemi në një pozicion më të mirë për të kapërcyer këto dallime.”

Osmani gjithashtu theksoi edhe se Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë askush nuk duhet ta vendosë  në dyshim. Bullgaria, tha ai, do të jetë gjithmonë fqinji ynë, aleat i NATO-s dhe gjithmonë do të jetë e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me ta.

Për kontestin maqedono-bullgar dje foli edhe lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Mickoski, i cili tha se Evropa duhet të bashkohet rreth asaj që Bullgaria po i bën vendit, siç bashkohet  për ngjarjet në Ukrainë dhe në fund në qershor të fillojmë negociatat.

Ai përsëriti se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë të kërkuara nga Bullgaria, sepse nuk kemi garanci se me këtë mbyllen të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve.

Për mundësinë e heqjes së vetos në qershor, ai tha se beson se negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të respektojmë kornizën e përgjithshme negociuese.

Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë më herët se vendi duhet të ketë garanci nga Sofja apo Brukseli se çështja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë do të ishte kërkesa e fundit e Sofjes për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave.

Lidhur me përfshirjen e SHBA-së në marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë, Osmani tha dje se Uashingtoni është shumë i interesuar që ky proces të ketë sukses dhe konsolidimi evropian në rajon të vazhdojë, por se nuk ka një proces specifik në të cilin SHBA është ndërmjetësues në marrëdhëniet ndërmjet dy vendet. Ato marrëdhënie, thotë Osmani, zhvillohen në baza dypalëshe.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs tha më parë në kontekstin e nevojës për integrim më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE porositi se  SHBA  vazhdon të inkurajojë Sofjen dhe Shkupin që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në baza dypalëshe, duke theksuar se është koha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të nisin negociatat me BE-në.

Related posts

Aksident në magjistralen Shkup – Kumanovë, katër të lënduar

Gazetamax.mk

Xhaferi në konferencë në Parlamentin evropian në Bruksel

Gazetamax.mk

Komuna e Tetovës shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

Gazetamax.mk