GazetaMax
Lajme

Paradite mot me diell me vranësira mesatare, pasdite moti i paqëndrueshëm

Shkup, 15 maj – Moti sot paradite do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite, para së gjithash në pjesët perëndimore, mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, vetëtima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Temperatura maksimale do të arrijë prej 23 deri në 30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Në dy ditët e ardhshme do të ketë stabilizim kalimtar të motit me rritje të temperaturave. Paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë e përforcuar pritet sërish të mërkurën.

Related posts

Si për disa muaj Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë inkasuar gjysmë milioni euro për shërbime juridike nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”?

Gazeta Max

LAJMI I FUNDIT/Veriu i Kosovës mbushet me simbole ruse

Gazeta Max

Takimi Mexhiti – Aggeler: Peshqit e Ohrit apo peshqit e mëdhenj të politikës?

Gazeta Max