GazetaMax
Lajme

Për investime në “pikë-pikë” dhe puseta do të nënshkruhen 322 marrëveshje në vlerë prej 75 milionë denarëve

Shkup, 18 maj – Gjithsej 322 marrëveshje në vlerë prej 75 milionë denarë do të nënshkruhen pas Thirrjes publike për furnizimit të sistemeve për ujitje “pikë-pikë” dhe për konstruksionin e pusetave nga Programi për zhvillim rural.

Marrëveshjet ndarja e të cilëve u organizua sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do t’i nënshkruajnë ekonomitë bujqësore dhe fermerët nga të gjitha komunat nëpër shtet.

“Kjo mbështetje financiare është impuls i fuqishëm për modernizimin e bujqësisë. Qeveria bën përpjekje maksimale për t’i ulur shpenzimet dhe ta rritë prodhimin”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski para ndarjes së marrëveshjeve.

Kovaçevski përkujtoi se kjo masë për mbështetje është vetëm nga të shumtat me të cilat Qeveria tregoi kujdes për çdo veprimtari, duke e përfshirë edhe bujqësinë.

“Vendosim fokus të fuqishëm në bujqësi si një prej treguesve bazë ekonomikë. Për herë të parë kemi përgatitur Plan kombëtar për ushqim në vlerë prej 400 milionë denarëve. Çdo copë të tokës së përpunueshme do ta vendosim në funksion të prodhimit”, tha kryeministri, duke përkujtuar se në 100 ditët e para janë shpallur pesë thirrje publike për masa me të cilat përforcohet bujqësia.

Subvencionet rregullisht paguhen, ndërsa investohet edhe në projekte kapitale, shtoi Kovaçevski.

Sipas ministrit dikasterial Lupço Nikollovski, interesi për shpalljen për furnizimin e sistemeve për ujitje “pikë-pikë” dhe për konstruksionin e pusetave ishte shumë i madh,

“Këto 322 marrëveshje në vlerë prej 75 milionë denarëve janë numri më i madh i krahasuar me vitet paraprake dhe shpallje që flet për dizejnimin e masave të cilat janë në të vërtetë në dobi për fermerët, por edhe për ndryshime në kushte për aplikim në pajtim me sugjerimet nga terreni”, përmendi Nikollovski, duke theksuar se në vitin 2016 për këtë masë janë nënshkruar vetëm 25 marrëveshje.

Drejtori i Agjencisë pagesore Nikica Baçovski informoi se shpallja ka përfunduar më 11 shkurt, ndërsa sot, pas tre muajve, marrëveshjet tani më janë përgatitur. Me mjetet e lejuara, tha, do të mund të furnizohen sisteme nëntokësore dhe mbitokësore për ujitje, filtra, instalim elektrik për rrymë… ndërsa bashkëfinancimi është 50-75 për qind.

Kryeministri Kovaçevski i ndau pesë marrëveshjet e para për furnizimin e sistemeve për ujitje “pikë-pikë” dhe për konstruksionin e pusetave.

Related posts

Në krye të OSBE-së prapë një shqiptar. Ekspertët: Roli i shqiptarëve në Ballkan thelbësor

Gazetamax.mk

BDI dhe ASh i ikin përballjes me Zeqirija Ibrahimin në Alsat për temën e Komunave me shumicë shqiptare

Gazetamax.mk

Bytyqi: Mbi 70 për qind janë realizuar projektet nga Programi TAV

Gazetamax.mk