GazetaMax
Lajme

Bisedë telefonike Radev-Makron

Sofje, 18 maj – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev bisedoi në telefon me presidentin francez, Emanuel Makron, kumtoi shërbimi për shtyp u presidentit bullgar.

Në fokus të bisedës mes dy presidentëve ishin temat për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, pasojat nga veprimet ushtarake në Ukrainë dhe për ndryshimin e mjedisit të sigurisë në Evropë.

Radev theksoi se në interes të stabilitetit të Evropës së Bashkuar, secili vend kandidat për anëtarësim në BE duhet t’i respektojë vlerat evropiane lidhur me të drejtat e qytetarëve, ndërsa Bullgaria pret rezultate përfundimtare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në atë drejtim, para se të dakordohen për fillim të negociatave.

Presidenti bullgar theksoi edhe se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po merren vesh të përgatisin udhërrëfyes me qëllime afatshkurta dhe afatgjata, implementimi i të cilave do ta avancojë procesin e integrimit evropian të fqinjit jugperëndimor por ende nuk ka rezultate në atë drejtim.

“Pritjet e vendit tonë për garanca juridike obliguese, të cilat do të përfshihen në kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të sigurohet zbatim i obligimeve të ndërmarra nga Shkupi, konkludoi Radev.

Radev theksoi edhe se moszbatimi i Marrëveshjes bilaterale për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga ana e RMV-së, pesë vite pas nënshkrimit të saj, kërkon hapa dhe rezultate konkrete, implementimi të cilave do ta kthejë dhe përforcojë besimin.

Presidenti francez Makron nga ana e tij e shprehi gatishmërinë e Francës për ta mbështetur Bullgarinë që aviacioni bullgar të mos i humbë aftësitë mbrojtëse derisa nuk i merr gjuajtësit e paguar paraprakisht F-16 nga vendi. 

Related posts

Ukraina e Rusia arrijnë marrëveshje për këto dy çështje

Gazetamax.mk

Prindërit ende në dilemë për vaksinimin e fëmijëve, çfarë thonë mjekët

Gazetamax.mk

De Santis kryeson në anketat përpara Trampit si kandidat i mundshëm presidencial i republikanëve

Gazetamax.mk