GazetaMax
Lajme

Panel diskutim i projektit “Vizioni për NATO-n e krijuesve të rinj të ndryshimit”

Shkup, 25 maj – Në organizim të Qendrës për politika ekonomike, analiza dhe konsultime (CEPAK) dhe me mbështetje të NATO-s, sot në Shkup u mbajt panel diskutim si aktivitet përfundimtar i projektit të quajtur “Vizioni për NATO-n e krijuesve të rinj të ndryshimit”.

Në projektin, që ishte zbatuar në periudhën nga data 10 deri 25 të këtij muaji, ishin përfshirë pjesëmarrës të rinj, të cilën kishin mundësi të njoftohen me agjendën rrjedhëse, prioritetet dhe planet e ardhshme të NATO-s.

Në suaza të projektit veçanërisht ishin prezantuar një pjesë e tezave të samitit të ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet nga data 28 deri më 30 qershor në Madrid, si koncepti i ri strategjik që duhet të miratohet në këtë takim të liderëve nga vendet anëtare të Aleancës.

Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit e rinj në këtë projekt si liderë të ardhshëm të vendit tonë, patën mundësi t’i ndajnë edhe vizionet personale dhe pritjet si për vendin anëtar të NATO-s, ashtu edhe për pritshmëritë e ardhshme nga vetë Aleanca.

Related posts

“Horror” shkolla e fshatit Brezë (VIDEO)

Gazetamax.mk

Nesër vota për shpresën!

Gazetamax.mk

Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e VMRO veprojnë në dëm të qytetarëve

Gazetamax.mk