Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të trafikimit me narkotikë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të dy veturave dhe një banese që të dyshuarit i kishin në shfrytëzim, policia ka gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë kokainë dhe 517.5 gramë marihuanë.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe një peshore, 440 euro para të gatshme dhe tre telefona mobilë, të cilat do të shërbejnë si prova në procedurën hetimore.
Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Burimi: botasot.info
